Vendoset shtyrja e votimit në sencë jetër për rastin Dehari

23.03.2018 11:44:04

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vendosur që të shtyhet për një seancë tjetër votimi i rekomandimeve dalë nga interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Dehari.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një ditë tjetër.

Konjufca këtë shtyrje e arsyetoi me mungesën e deputetëve të Vetëvendosjes që gjenden në paraburgim.

Me propozimin e Konjufcës u pajtuan të gjitha partitë parlamentare në Kuvend.