Vendosja e pllakateve në Gjilan, reagojnë ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare për Luginën e Preshevës

25.05.2021 13:32:12

Ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm dhe përgjegjësit e zonave operative të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë reaguar siç thonë kundrejt sjelljeve të Shefket Musliut e Shaqir Shaqirit, lidhur me vendosjen e pllakateve, me tentativë që luftën e armatosur për çlirim dhe bashkim kombëtar ta rikthejnë në një përpjekje në emra të përveçëm.

Në reagimin e tyre thuhet se degradimi i një kryengritje të armatosur në emra të përveçëm, para se gjithash është keqpërdorim, shkarje dhe mos respektim të kauzës së kësaj kryengritje, mos respektim të luftëtarëve të lirisë, të invalidëve të luftës dhe të familjeve të dëshmorëve.

Lexoni të plotë reagimin:

Ne ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm dhe përgjegjësit e zonave operative të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kundrejt sjelljeve të Shefket Musliut e Shaqir Shaqirit.

Kohëve të fundit në rajonin e Gjilanit po bëhen keqpërdorime me vendosjen e pllakateve, me tentativë që luftën e armatosur për çlirim dhe bashkim kombëtar ta rikthejnë në një përpjekje në emra të përveçëm.

Degradimi i një kryengritje të armatosur në emra të përveçëm, para se gjithash është keqpërdorim, shkarje dhe mos respektim të kauzës së kësaj kryengritje, mos respektim të luftëtarëve të lirisë, të invalidëve të luftës dhe të familjeve të dëshmorëve!

Një fenomen i tillë, të natyrës së keqpërdorimit nga individ të till ka ndodhur dhe me statusin e veteranëve, me ç’rast në mënyrë selektive dhe formave krejtësisht jo parimore kanë kontrabanduar dokumentacion për marrjen e statusit të veteranit për disa luftëtarë dhe jo për të gjithë siç do duhej të ishte të UCPMB-së. Kjo sjellje, ku luftëtarët e lirisë i selektojnë sipas preferencave individuale ka krijuar pakënaqësi të thellë dhe dilema te luftëtarët e Kosovës Lindore.

Keqpërdorimet e tilla në emër të luftës, herë si komandant i përgjithshëm e herë si zëdhënës i Këshillit Politik të UCPMB-së, me synim që të gjithë kauzat kombëtare të i kthejnë në përplotësime individuale, jo vetëm që dëmtojnë të kaluarën historike, por dhe i kontribuon përçarjeve të së ardhmes!