Veprimtari i njohur, Riza Smajli ka ironizuar Albin Kurtin për qëndrimet e tij kundër NATO-s, për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë që janë të ngjashme me të Milsoheviqit, dhe për raportet e tij me Iranin, duke e krahasuar ironikisht me Homeinin.
Më poshtë mund ta lexoni tekstin e plotë të z.Smajli:
Albin Kurti nuk jeton nga buka, por nga libri; këtë e solli vet Zoti për të “shpëtuar” njerëzimin nga Perëndimi.
Ky është shpëtimtari i botës nga NATO …
Ky tha se Kosovën nuk e çliroi NATO, dhe Millosheviqi tha që Kosovën nuk e çliroi NATO …
Kurti i LVV dhe Millosheviqi i SPS-it protestuan kundër Pakos së Ahtisaarit.
Ju e dini që populli serb besoi në Millosheviqin dhe votoi për të.
Ne gjithashtu duhet të votojmë për partinë socialdemokrate VV të Albinit… sepse unë i besoj Albinit që është një intelektual dhe mund të krahasohet me Khomeinin… që Irani e ktheu atë nga Parisi, për të shpëtuar nga korrupsioni dhe krimi. ..
Ne e kthyem Albinin nga OSLO për të shpëtuar Kosovën nga korrupsioni etj.
Pra tani duke kujtuar “sukseset” e Millosheviqit socialist dhe Homeinit islamist, ne duhet ta votojmë Albinin që është njē miksim prefekt i të dy rrymave….
Ata që dikur donin të votonin Millosheviqin dhe nuk mundën, tani kanë Kurtin; ata që donit të votonin Homeinin dhe nuk mundën, tani kanë Kurtin.
Me nderime, Riza Smajli