Verratti pasuesi i Alonsos te B. Munich

16.04.2017 22:08:26

Bayerni në kërkim të zëvendësit të Xabi Alonsos. Mesfushori spanjoll ka komunikuar tërheqjen e tij nga futbolli në fund të këtij sezoni dhe drejtuesit e klubit bavarez kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin ideal të ish lojtarit të përfaqësues La Roja. Carlo Ancelotti trajneri aktual i Bayern-it kërkon ta zëvendësojë Xabi Alonson me një futbollist që të ketë karakteristika të ngjashme me të dhe mbi të gjitha të jetë i ri në moshë. Në skenë ka dalë emri i Marco Verratit, mesfushorit italian të Paris Saint Germain-it.

24-vjecari po mendon seriozisht largimin nga kampionët e Francës, pasi nuk ka më stimuj te skuadra pariziene me të cilën ka fituar gjithcka në Francë. Megjithatë për Verratin nuk interesohet vetëm Bayerni pasi lojtari kërkohet edhe nga Barcelona, Interi, Juventusi apo dhe disa të klube të Premier Leagues. Por për fatin e mirë të bavarezëve, kampionët e Gjermanisë drejtohen nga një trajner italian dhe mund të jetë pikërisht Ancelotti, njeriu që mund ta bindë mesfushorin e përfaqësues së kaltër të transferohet në Alianz Arena, verën e ardhshme. Kartoni i Verratit mund t’i kushtojë arkave të Bayernit nga 70 deri në 80 milionë Euro.