Veseli: Ambasadorja Daviet ofroi mbështetje të pakursyer për Kosovën

14.09.2016 13:52:19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren franceze në Kosovë, Maryse Daviet, e cila është në përfundim të mandatit të saj.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se ambasadorja Daviet gjatë mandatit të saj ka ofruar mbështetje për Kosovën dhe këshilla të çmueshme.

Lexoni postimin e plotë të Veselit:

Pata kënaqësinë që sot ta pres në takim lamtumirës miken time dhe miken e madhe të Kosovës, ambasadoren franceze, Maryse Daviet.

Gjatë mandatit të saj, Ambasadorja Daviet na ka ofruar mbështetje të pakursyer dhe këshilla të çmueshme.

Edhe në takimin lamtumirës, ambasadorja Daviet rikonfirmoi se marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes Kosovës dhe Francës do të vazhdojnë të thellohen. K.V.