Veseli: Do ta mbrojmë flamurin e Republikës së Kosovës

29.05.2017 12:35:00

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Pejë. Veseli gjatë takimit me të rinjtë e këtij qyteti ka premtuar se do të angazhohet në mbrojtjen e flamurit shtetëror të Kosovës. Ai ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila i konteston simbolet e shtetit.

Veseli para të rinjve pejanë ka deklaruar se flamurin e Republikës së Kosovës do ta çojmë lart ashtu si Majlinda Kelmendi.

 

“Fillimi i Ri nënkupton mbrojtjen dhe konsolidimin e identitetit tonë shtetëror. Do ta mbrojmë flamurin e Republikës së Kosovës dhe do ta çojmë lart ashtu si Majlinda Kelmendi. Falemnderit, Peja! #FillimiRi”, ka shkruar lideri i PDK-së në Facebook.