Veseli e shoqëroi dhe e përcolli zv/presidentin Biden

17.08.2016 17:36:02

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka shoqëruar deri në aeroplan zëvendëspresidentin Amerikan Joe Biden dhe familjen e tij, në mbyllje të vizitës në Kosovë.

Pas shoqërimit dhe bisedave miqësore në Aeroport, kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar zëvendëspresidentin Amerikan për mesazhet mbështetëse për Republikën e Kosovës.

“Pata nderin ta përcjell dhe falënderoj për vizitën në Kosovë, zëvendëspresidentin Biden. Mirupafshim mik i madh i Kosovës”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook pak minuta pas përcjelljes së zvpresidentit Amerikan Biden.