Thaçi: Pakica po cenon të tashmen dhe të ardhmen,duke rrezikuar të lë Kosovën pa miq

17.08.2016 17:55:51

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit të sotëm që pati me zëvendëspresidentin e Amerikës Joe Biden ka theksuar se mesazhet e miqësisë dhe përkrahjes janë edhe më të fuqishme kur vijnë nga miqtë e zemrës.

Thaçi ka pohuar se Biden është një mik i tillë, i tij dhe i tërë Kosovës. Gjithashtu sipas tij përkrahja për rrugën e Kosovës për paqen dhe stabilitetin, për dialogun dhe pajtimin, për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe për integrim dhe inkurajim më i madh se jemi në rrugën e duhur, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi plotë

Mesazhet e miqësisë dhe të përkrahjes janë edhe më të fuqishme kur vijnë nga miqtë e zemrës. Zëvendëspresidenti Biden është një mik i tillë, i imi dhe i tërë Kosovës. Përkrahja për rrugën e Kosovës, për paqen dhe stabilitetin, për dialogun dhe pajtimin, për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe për integrim është inkurajimi më i madh se jemi në rrugën e duhur. Por, edhe vërejtja se një pakicë është duke cenuar seriozisht të tashmen dhe të ardhmen tonë, duke rrezikuar ta lë Kosovën pa përkrahje dhe pa miq është e mirëseardhur dhe e pranuam me përgjegjësi të plotë. Të mos luajmë me interesat vitale të Kosovës dhe me ardhmërinë e fëmijëve tanë. HTH (Fotot: Astrit Ibrahimi)./Indeksonline/