Veseli kërkon më tepër përkrahje institucionale për fëmijët e prekur me sindromën Down

04.03.2018 19:20:32
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh shef i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot fëmijët e prekur nga sindroma Down në Prizren.

Ai ka thënë se kjo kategori e shoqërisë meriton më tepër përkrahje të institucioneve të vendit.

“Mbështetjen tonë e meritojnë shumë fëmijët me Syndrom Down”, ka thënë Veseli.

“Sot, i vizitova në shoqatën e tyre në Prizren. Sa herë që i takoj, kaloj momente të jashtëzakonshme”, ka shkruar Veseli në Facebook.

“Ata meritojnë më tepër përkrahje institucionale”, ka thënë ai.