Vërshimet vështirësojnë furnizimin me ujë të pijshëm nga Ujësjellësi “Prishtina”

04.03.2018 18:56:06

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se është vështirësuar furnizmi me ujë të pijshëm për shkak të vërshimeve dhe turbullimit të ujit në kanalin “Ibër Lepenc”, nga i cili furnizohet me ujë fabrika për përpunimin e ujit.

“Për shkak të reshjeve atmosferike ditëve të fundit, gjendja e ujit të papërpunuar në liqe dhe në kanalin e “Ibër Lepencit” është përkeqësuar sërish, për shkak të ngritjes së turbullirës, gjë që nuk po lejon të trajtojmë ujë të pijshëm në kushte optimale”, thuhet në njoftimin e KRU”Prishtina” sh.a.

Sipas njoftimit, gjendja më e papërshtatshme është në fabrikën e trajtimit të ujit në FPU-Drenas, që ujin primar e merr nga kanali i Ibrit në Bivolak, njofton Telegrafi.

“Ky kanal, me gjatësi prej 50 km, është i pambrojtur nga ujërat sipërfaqësore gjatë reshjeve, duke ndikuar që turbullira në këtë kanal të jetë në vlera të larta e që na pamundëson trajtimin e ujit të pijshëm, për shkak që shfaqen probleme teknologjike dhe papastërti. Situatë të ngjashme gjatë ditës së sotme kemi edhe në Lipjan (fshatin-Torinë), për shkak të përmbytjeve si dhe në Fushë Kosovë/Miradi e Ulët, poashtu për shkak të përmbytjeve nga lumi Sitnica”, th.

“Në të gjitha zonat e tjera të shërbimit vazhdon furnizim stabil me ujë të pijshëm, por jemi duke e monitoruar në vazhdimësi kualitetin e ujit , për shkak të situates së krijuar së fundmi”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit “Prishtina”, i cili kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të prekura nga vërshimet