Veseli – Konjufcës: O Glauk Konjufca, nuk je Zoti, ulu pusho

02.10.2017 11:04:20
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar pas akuzave të shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Galuk Konojufca për qeverinë e re, duke i thënë se qytetarët e dinë kontributin e secilës parti.
Ndërsa pasi Konjufca është ngritur në këmbë duk i reaguar Veselit, ky i fundit i ka kërkuar të ulet dhe të pushoj së foluri.

“Jemi në fushatë elektorale dhe po mundoheni me u shit mirë para qytetarëve, por të gjithë e dinë se kush jemi… O Glauk Konjufca nuk je Zoti, ulu pusho, se nuk je i zoti çdokujt me ia çu dorën gjithkujt”, ka deklaruar Veseli.