Konjufca: Haradinaj po i ik llogaridhënies dhe përgjegjësisë

02.10.2017 11:05:20
Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, duke folur në senacën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj është duke i ikur përgjegjësisë dhe llogaridhënies.
Ai ka thënë se Haradinaj ka harruar që ka qenë në opozitë.

“Haradinaj që duhej të vinte këtu, dhe iu tha se nuk merr pjesë në seancë ku janë 31 deputetë të opozitës në seancë. E ai harroj që para pak dite ishte në opozitë. Kur ishte Mustafa kryeministër, Haradinaj kritikonte për mos përfillje të opozitës, tash e bënë të njëjtën sepse është ulur në kolltukun e kryeministrit”, shkruan lajmi.net.

Sipas Konjufcës, Haradinaj është përcaktuar ta shkel kushtetutën, “ndërsa opozitën e konsideron  institucion të pavlefshëm”.

“Kryeministri me 6 deputetë të opozitës duhet të vizatohet në Kuvend. Por ati nuk i pëlqen llogaridhënia. Por n demokraci shkon kompetenca, llogaridhënia, dhe përgjegjësia. Në të vërtet me kuptu si funksionon qeveria Haradinaj, nuk ka nevojë ta lexojmë programin”.

Konjufca ka folur edhe për programin e qeverisë Haradinaj, duke shtuar se është vetëm fraza.

“Çdo qeveri e ka shkruar programin një si ju, ku betohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, rregullimin e shëndetësisë etj. Por kur e shohim korrupsionit se si lulëzon, degradimin e arsimit, shkatërrimin në themel të shëndetësisë, atëherë e kuptojmë se këto programe nuk janë asgjë, veç fraza”, ka thënë ai.