Vettingu, gjyqtarja e Apelit Vlorë konfirmohet në detyrë

25.06.2018 12:11:50

Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj, ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas kryerjes së hetimit të thelluar ka arritur në konkluzionin se pasuria e gjyqtares është e justifikuar me burime të ligjshme.

Po ashtu, ajo është vlerësuar e aftë profesionalisht për të kryer detyrën ndërkohë ka kaluar edhe testin e integritetit moral.

Bazuar në këto rezultate, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren Brikena Ukperaj.

Kujtojmë se ndaj saj pati edhe denoncime nga qytetarë. Një familje akuzonte për shkelje gjyqtaren.

Bëhet fjalë për familjen Bodo që pretendon se gjyqtarja nuk ka dhënë drejtësi për dosjen “Karaburuni”.