Meksikë, arrestohen 27 policë të dyshuar për vrasjen e një biznesmeni

25.06.2018 12:01:28

Një trupë policore në Meksikë është arrestuar, pasi dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e një kandidati për kryetar bashkie në qytetin Ocampos.

Fernando Ángeles Juárez, 64 vjeç, u qëllua për vdekje nga persona të panjohur të armatosur të enjten jashtë në një nga pronat e tij.

Më shumë se 100 politikanë janë vrarë në Meksikë përpara zgjedhjeve të përgjithshme më 1 korrik. 27 policë të qytetit dhe sekretari lokal i sigurisë publike u arrestuan nga forcat federale në orët e hershme të së dielës. Ángeles ishte një biznesmen i suksesshëm me pak përvojë të mëparshme politike.

Fillimisht kishte dalë si kandidat i pavarur, por përfundimisht u bashkua me një nga partitë kryesore të Meksikës, Partia e Revolucionit Demokratik (PRD) e qendrës së majtë.

Pas vrasjes së tij, prokurorët akuzuan sekretarin e sigurimit publik të Ocampos, Oscar González García, për përfshirje në vrasje.

Kur agjentët federalë të Meksikës arritën në qytet të shtunën për ta arrestuar atë, ata u ndaluan nga policët lokalë.

Por agjentët kthyen me përforcime të dielën në mëngjes dhe arrestuan të gjithë zinxhirin policor lokal me në krye shefin e tyre.