VESELI: MCCAIN ISHTE SOT LIDERI I MADH

13.04.2017 19:02:03

SHBA mbetet aleati më i veçantë i Kosovës në rrugëtimet verio-atlaneike. Kështu ka thënë në edicionin e lajmeve qendrore në RTK, kryeparlamentari Kadri Veseli, duke folur për vizitën në Kosovë të senatorit amerikan Mc Cain.

Veseli ka thënë se Mc Cain pati një qëndrim të qartë për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Ai tha se nuk ka arsye askush të mendoj dhe të dyshoj se Kosova gjatë këtij viti nuk do ta ketë ushtrinë e vet. “Nuk ka shtet sovran pa ushtri, dhe kjo duhet të ndodhë”, tha Veseli, transmeton rtklive.com

Dhe vizita e bërë nga ana e senatorit amerikan, është një konfirmim i mbështetjes amerikane për Kosovën. “Ardhja e një senatori që ishte një ish kaniddat presidencial në SHBA dhe një njeri i rëndësishëm në politikbërjën amerikane, tregon se kemi afër një partner të fuqishëm dhe se si popull jemi të bekuar”, ka thënë Veseli, duke e vlerësuar vizitën e senatorit McCain.

“Lider i madh sot ishte senatorei Mc Cain, i cili na nderoi me mesazhet shumë kuptimplote dhe përkhrahëse për qytetarët tanë”, u përgjigj Veseli, i pyetur lidhur me deklaratën e senatorit Mc Cain që kryekuvendarin e quajti një lider të madh.

Mc Cain, tha Veseli, bën pjesë në mesin e politikanëve që bëjnë deklarata të fuqishme dhe është një personalitet që i del përball influencës ruse.

“Ne e siguruam atë se do të jemi mik i përjetshëm”, ka thënë Veseli, transmeton rtklive.com.

Ai tha se Kosova do të ecë fuqishëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe respektimin e ligjshmërisë për ri integrime sa më të shpejta dhe siç tha Veseli, që të mos ketë vonesa në integrimet evroatlantike të Kosovës.

“Kosova nuk duhet të humbë kohë sa i përket demarkacionit dhe t’i përmbyll raportet me fqinjët.  Liberalizimi i vizave është një kusht që nuk kalon pa kaluar demarkacioni”, tha ai, duke shtuar se ky është kushti kryesor për lëvizjen e qytetarëve tanë drejt Evropës.

Veseli tha se këtë muaj është i sigurt që Ligji për Demarkacionin do të jetë para deputetëve në Kuvend. “Përndryshe është një çmim që po e paguajnë qytetarët tanë”, ka thënë ai, duke shtuar se interesi i qytetarëve është që të forcohet sovraniteti i vendit dhe të lëvizin të lirë.