Veseli nesër i takon përfaqësuesit e Luginës

22.09.2016 20:30:40

Në një njoftim dërguar mediave nga ana e Kuvendit të Kosovës, thuhet se ky takim do të mbahet në ora 11:00. Nuk dihet ende se cila do të jetë tema e diskutimit.

Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në vazhdimësi kanë kërkuar nga Institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë më shumë përkujdesje ndaj shqiptarëve të atyre zonave. Në shumë raporte e publikime shqiptarëve të atyre zonave thuhet se banorët e tri komunave me shumicë shqiptare janë diskriminuar nga ana e shtetit serb.