Veseli: Nuk dorëzohemi para kriminelëve që kanë zgjedhur ta shkatërrojnë shtetin

28.08.2017 17:38:05

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli me anë të një postimi në facebook ka reaguar për sulmin ndaj bashkëshrotes së ministrit Blerand Stavileci.

Ai ka thënë se goditja e një gruaje apo një nëne, është një akt qyqar dhe i turpshëm.

“I tronditur nga sulmi brutal ndaj bashkëshortes së Ministrit Blerand Stavileci. Goditja e një gruaje, e një nëne, është akt qyqar dhe i turpshëm”, ka shkruar Veseli në facebook.

Veseli është shprehur i bindur që nuk do të dorëzohen para kriminelëve siç i ka quajtur ai që po duan ta shkatërrojnë shtetin.

“Por, ju siguroj se nuk do të ketë dorëzim përpara kriminelëve të tillë, të cilët kanë zgjedhur t’i terrorizojnë familjet dhe ta shkatërrojnë këtë shtet”, ka shkruar ai në facebook.

Gruaja e Blerand Stavilecit u sulmua sot në mesditë.