VESELI PËR TAKSËN: SERBIA TA NDALË LOJËN E AGRESIVITETIN

28.12.2018 10:11:24

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka thënë se taksa e vendosur për produktet nga Serbia dhe Bosnja, ka qenë vendim i një shteti të pavarur dhe sovran siç është Kosova.

Gjatë intervistës në Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu, Veseli ka treguar edhe se çfarë i kishte thënë kryeministrit Ramush Haradinaj rreth vendimit për rritjen e taksës 100%.

“Kur ka lind ideja e taksës, fjalën e parë që ia kam thanë kryeministrit ka qenë a muj e mbajmë a ke plan, më ka siguruar që ka plan dhe e mbanë, e kam përkrahë jo për 30% por për 100%, dhe ky është shtet i pavarur dhe sovran. Serbia duhet ta respektojë Kosovën, ashtu siç ne e respektojmë Serbinë. Serbia po shpreh urrejtje ndaj neve e jo respekt, e në këtë rast ne asgjë s’kemi bërë më shumë përpos një vendimi shtetëror, i cili nuk është i përjetshëm por as i përkohshëm si mendon dikush si punën e Nastradinit me lëviz, duhet të ketë reflektim nga ana e Serbisë”, ka thënë Veseli.