Paralajmërohet padi penale për ministren Frosina Tashevska – Remenski

11.11.2016 16:59:48

Kryetari i Lidhjes kombëtare të personave me pengesa në shikim, Zharko Selkoski, kërkon nga ministresha e punës dhe politikës sociale, Frosina Tashevska – Remenski, që brenda 48 orëve t’u kërkojë falje.

Ai ka paralajmëruar edhe një padi penale. Në konferencë shtypi, Selkoski tha se në këtë Lidhje ka anëtarë maqedonas, shqiptarë, turq, serb dhe të kombësive tjera, dhe se askush nuk mund t’u jep ngjyra partiake.

Ai akuzon ministrinë në fjalë se kanë hyrë në zyrat e Lidhjes dhe kanë kërkuar dokumentacione për harxhimet, duke akuzuar se e gjithë kjo bëhet në mënyrë të paligjshme, pa nënshkrimin e zv. ministrit plotësues, Dime Spasov.

Selkoski apeloi që të mos u bëhen trysni dhe të lihen të qetë t’i kryejnë detyrat që i kanë në shoqatën e tyre.