Më shumë se dy milionë nënshkrime që Hillary Clinton të bëhet presidente

11.11.2016 16:45:07

Më shumë se dy milionë qytetarë kanë nënshkruar një peticion online, me të cilin kërkohet nga Kolegjiumi që për kryetar të SHBA-së të zgjidhet Hillary Clinton, e jo Donald Trump.

Në peticion thuhet se edhe pse Trump ka fituar shumicën e votave elektorale, nuk është i përshtatshëm për funksionin e presidentit të SHBA-së dhe se përbën rrezik për vendin, raportojnë mediat amerikane, transmeton Telegrafi.

Sipas këtij peticioni, Hillary Clinton ka fituar më shumë vota të qytetarëve dhe do të duhej të ishte presidentja e SHBA-së. /Telegrafi/