Veseli shkon në Drenicë. I pajton mes veti Sami Lushtakun dhe Bekim Haxhiun (Video)

02.02.2018 16:24:12
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku edhe Bekim Haxhiu, janë pajtuar mes vete. Ishte kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ai i cili ka takuar të dy bashkëpartiakët të cilët kanë vendosur që të mos vazhdojnë debatin e nisur para disa ditësh.

Megjithë këtë pajtim, vendimi i Lushtakut do mbetet po ai i njejti që nënkupton se Haxhiu nuk do jenë në kryesinë e Degës së PDK-së.

Burime të Magazina.al brenda takimit Veseli-Lushtaku dhe Haxhiu, bëjnë me dije se Haxhiu është tërhequr nga kërkesat e tij duke pranuar kushtin që të mbetet vetëm anëtar i thjeshtë i degës së PDK-së në këtë komunë.

Po ashtu bëhët e ditur se edhe Nuredin Lushtaku, është zbrapsur nga përpjekja e tij për të ndikuar në ndarjen e degës së PDK-së, duke lën të nënkuptohet se Sami Lushtaku është “baba” në Drenicë.

Takimi mes zyrtarëve të lartë të PDK-së, siç edhe shihet në këtë video të Magazines, ka ndodhur në një fshat të Drenicës derisa një delegacion i lartë në krye me Veselin, vizitoi një familje që kishte rast vdekje.