Veseli tregon pse u mbajt sonte mbledhja e Kryesisë

17.11.2016 23:27:45
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë ka treguar për arsyen pse u dashtë të mbahet sonte.

Seanca është caktuar për 13 ditë më pas.

“Takimi ka qenë një mbledhje e rregullt e Kryesisë së Kuvendit, në fakt ka qenë më tepër çështje teknike për përcaktimin e një seancë parlamentare, e cila do të jetë më datën 30 nëntor. E kemi lënë për këtë datë për vet faktin se një pjesë e madhe e Kryesisë të Kuvendit, por po ashtu edhe të deputetëve, do të mungojnë dhe për të mos humbur një sesion parlamentar, atëherë e kemi vendosur sonte në orët e vonshme ta mbajmë këtë mbledhje”, tha Veseli pas takimit.