O’ Connell: Korrupsioni problem në Kosovë, duhet trajtim serioz nga njerëz të ndershëm

17.11.2016 23:29:03
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se korrupsioni në formë të ikjes së tatimit është problem për Kosovën.

Sipas tij, këto çështje meritojnë trajtim serioz nga organet kompetente dhe hetim profesional dhe të paanshëm, transmeton lajmi.net.

Lexo postimin e plotë të O’Connell në Facebook:

“Korrupsioni në formë të ikjes së tatimit është problem për Kosovën. Akuzat sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ janë shqetësuese. Ato meritojnë trajtim serioz nga organet kompetente dhe hetim profesional dhe të paanshëm. Ndërsa, informatorët e dyshimeve të arsyeshme për veprime kundërligjore, duhet të mbrohen plotësisht, në mënyrë që të inkurajohen edhe informatorët tjerë të bashkëpunojnë me drejtësinë. Informatorët e veprimeve të kundërligjshme janë heronjët e ri për të cilët ka aq shumë nevojë Kosova”, shkruan ai.