Vetëaksident në Drenas, humb jetën një person lëndohen edhe tre të tjerë

27.08.2020 22:33:52

Një vetëaksident ka ndodhur në fshatin Çikatovë e Vjetër e Komunës së Drenasit, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Një vetëaksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Çikatovë e Vjetër në Komunën e Drenasit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për lajmi.net, se dyshohet se një person ka humbur jetën në këtë aksident kurse tre të tjerë janë lënduar.

“Me datën 27.08.2020 rreth orës 21:20 min. në fshatin Çikatovë e Vjetër-Gllogoc, është shkaktuar një aksident trafiku/Vet-Aksident me lëndime të rënda trupore ku si pasojë e këtij aksidenti dyshet se një person ka ndërruar jetë, kurse tre të tjerë janë të lënduar. Në vendin e ngjarjes ka dal njësitet kompetente policore, njësia e hetimeve të trafikut dhe po kryejnë procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Hoxha.

Hoxha ka bërë apel tek të gjithë drejtuesi e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe t’i përshtaten kushteve dhe rrethanave të rrugës.