Vetëm marrëveshja e Minskut garanton paqen në Ukrainë

13.09.2016 21:27:45

Presidenti francez gjatë një vizite në Rumani deklaroi se vetëm marrëveshja e Minskut garanton paqen në Ukrainë dhe kërkoi zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Francois Hollande tha se e vetmja zgjidhje është marrëveshja e Minskut, zbatimi i së cilës nga të gjitha palët do të cojë në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Ukrainë. Kjo marrëveshje u arrit në Minsk më 11 Shkurt 2015 nga Rusia, Franca, Gjermania dhe Ukraina, por deri tani ajo është shkelur shumë herë nga separatistët pro-rusë dhe forcat qeveritare ukrainase.

Ukraina tha sot se tre trupa qeveritare janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në luftimet me separatistët pro-rusë në lindje të vendit, në 24 orët e fundit. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Motuzyanyk u ka thënë gazetarëve se ushtarët janë vrarë në provincat Lugansk dhe Donetsk. Liderët e separatistëve në rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, sot kanë shpallur armëpushim të njëanshëm, që fillon sot në mesnatë.

 

 

Këta liderë kanë shprehur “përkushtim të plotë” për marrëveshjet e Minskut dhe ato i konsiderojnë si “zgjidhje e vetme”. Kjo shpallje u bë pak orë pasi presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se pret që parlamenti së shpejti të votoj për ndryshimet kushtetuese, me të cilat sigurohet autonomi për pjesën lindore të Ukrainës.