Udhëtojnë me motoçikleta, për të ndihmuar personat me autizëm

13.09.2016 21:09:30

Türker Çelebi dhe Erdal Uzunoğlu, janë dy shtetas turq që përmes udhëtimit të tyre me motoçikleta, po synojnë që t’i sensibilizojnë njerëzit rreth të prekurve me autizëm.

Këtë fushatë, që do të zgjasë 12 ditë, e kanë quajtur “Për çdokënd nga një rrugë”, me ç’rast do të udhëtojnë në 12 shtete të Evropës.

Çelebi dhe Uzunoğlu kanë qëndruar mbrëmë në qytetin e Pejës, ku ndër të tjera janë takuar me disa qytetarë të kësaj Komune.

Udhëtimi i dy turqve, përveç ndihmës për personat me autisëm, ka karakter edhe zbavitës dhe e njoftimit të kulturave dhe identiteteve të reja.

Shteti i Kosovës ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e fëmijëve me autizëm, për arsye se asnjë nga komunat e Kosovës nuk ka dhënë ndonjëherë shifra të sakta për ta.