Vetëvendosje e nis fushatën me Shpend Ahmeti

21.05.2017 13:37:39
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në tubimin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje ku po prezantohen kandidatët e saj për deputetë, tha se ky subjekt politik edhe mund të ketë bërë gabime gjatë këtyre viteve, por sipas Ahmetit ky subjekt u ka qëndruar parimeve.

Ahmeti ka thënë se vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje çrrënjoset krimi e korrupsioni në vend, shkruan lajmi.net

“Ndoshta kemi gabuar ndokund, por iu kemi qëndruar parimeve, kemi ndal procese të dëmshme për vendin… ne para disa ditësh e prezantuam, ndërsa sot po e zyrtarizojmë kandidatin dhe unë kisha me thënë edhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin.  I thash Albinit se nuk je vetëm, në këtë proces e ki mbështetjen e të gjithë neve, ashtu siç më keni mbështetur mua në Prishtinë”,

Ahmeti ka thënë se gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes në Prishtinë është reformuar transporti publik dhe se furnizimi me ujë tani është 24 orë. Ahmeti poashtu tha se hapën çerdhe të reja, u hapën qendra të mjekësisë familjare, poashtu përmendi edhe shutjat për fëmijët në shkolla.

“U zotuam se do të ndalin ndërtimet paleje, se do të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsion dhe tani ndërtimet pa leje u ndalën, nuk pati afera korruptive… atë që e bëmë në Prishtinë do ta bëjmë dhjetë fish më shumë në Kosovë… Me hajna nuk ka shtet…. Në fund jam i sigurt se vetëm Lëvizja Vetëvendosje do ta çrrënjos krimin”, ka shtuar Ahmeti.