Vetëvendosje: Sot homazhe për Astrit Deharin

06.11.2016 14:13:33

Sot, duke filluar nga ora 17-të, në sheshin Skënderbeu, përballë Teatrit Kombëtar, do të bëhen homazhe në shenjë nderimi për aktivistin Astrit Deharin, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.

Në konferencën e jashtëzakonshme për media, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot do të bëhen homazhe për të shprehur indinjatën e thellë dhe nderimin për aktivistin e tyre, tashmë të ndjerë Astrit Deharin.

Homazhet do të bëhen nga ora 17-të, përballë Teatrit Kombëtar në Prishtinë.