“Vetting”-u, Venecia zbulon draftin: ‘Gjuhë direkte’ pro ligjit

07.12.2016 21:21:10

Materiali-okokokOpinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias publikohet të shtunën, por Top Channel ka siguruar një prej faqeve të përgjigjes që ekspertët e Venecias do t’i japin Gjykatës Kushtetuese.  Bëhet fjalë për një pjesë e përgjigjes për pyetjen e pestë të gjykatës, një dokument që Top Channel e disponon të plotë me të pesta kërkesat e Gjykatës Kushtetuese për Venecian.  Kjo pyetje lidhet me shqetësimin e ngritur nga opozita dhe gjyqtarët se ligji i Vettingut cenon Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, për sa i përket respektimit të jetës private dhe familjare të gjykatësve dhe prokurorëve.  Sipas dokumentit që Top Channel disponon, përgjigja e kësaj pyetjeje, mesa duket është në favor të ligjit të Vettingut.

Komisioni i Venecias nuk shikon shqetësues faktin se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të deklarojnë për të kaluarën e tyre konktatet me persona të krimit të organizuar.  “Forma e përcaktuar në Aneksin 3 të ligjit të vettingut kërkon që personi të deklarojë, nëse ka patur kontakte te papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe të listojnë këto kontakte. Qoftë edhe një kontakt i vetëm kërkohet për t’u deklaruar. Nuk do të ishte një detyrë veçanërisht e vështirë  për të plotësuar këtë deklaratë, veç nëse ky është një gjykatës apo prokuror, kontaktet e te cilit me krimin e organizuar janë shume të zgjeruara”, thuhet aty. Ajo çfarë mbetet ende e paqartë është nëse Venecia në pjesën tjetër të opinionit bie apo jo dakord me disa masa të tjera shtrënguese të kundërshtuara në Gjykatën Kushtetuese dhe që kanë lidhje me jetën private dhe familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve.