Vetura e KFOR-it aksidentohet në veri të Kosovës

02.05.2020 22:51:16

Sot në orët e paradites një veturë e KFOR-it është aksidentuar në Zveçan.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Branislav Radoviq.

Deri tek aksidenti ka ardhur  pasi që vetura e KFOR-it ka qenë duke lëvizur në tejkalim në anën e kundërt të rrugës.

Siç raporton “Kossev”,  të lënduar nëkëtë aksident kanë mbetur dy persona.