VIDEO-REÇICA: PENSIONET DHE ÇËSHTJET SOCIALE DO TË REFORMOHEN

26.12.2018 10:29:40

Kosova do të bëhet me rregullativën ligjore që do të zgjidh njëherë e përgjithëmon dy bazat e shoqërisë që financohen nga shteti, atë të pensionistëve dhe të çështjeve sociale.

Skender Reçica, ministër  i  Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se gjatë punës që ai ka bërë si ministër ka pasur reforma të ndryshme në dikasterin që ai drejton.

Sipas tij ligji për lehonat ka pësuar ndryshime. “Ky ligj ka një kosto buxhetore, ky ligj ka pasur një theks të veçantë edhe pas pushimit të lehonisë, gratë që kanë punuar të mund të vazhdojnë punën”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij edhe në fushën e pensionit do të ketë reformë. “Do të punojmë në këtë drejtim, ne edhe pas shumë viteve pas luftës nuk kemi arritur të kemi një bazë të kësaj, ne kemi marrë veprime konkrete,  nga janari kemi punuar për këtë gjë, kemi hartuar një koncept dokument ci li do të jetë bazament për këtë. Do të kemi një ligj unik për pensione dhe për fondin social. Kemi probleme me pensione të dyfishta, nuk mund të kushtëzohet një qytetar për pensionin kontributdhënës, ose me të familjeve të dëshmorëve”, tha ai.