VIDEO: ‘T’i q.. rob.’, Mesazhet: Ministrat shajnë drejtorin e Edi Ramës

11.12.2016 10:44:14

Komunikimi përmes rrjeteve sociale është një mënyrë e mirë për të zhvilluar “biseda të heshtura”, larg veshëve të atyre që të rrethojnë, ama kanë edhe të metën e tyre.

Nuk mund t’i shpëtojnë syrit të kureshtarëve, e aq më tepër objektivit të kamerave. Në një bisedë të zhvilluar në “Whatsapp”, ministri Ditmir Bushati teksa komunikon me një koleg të vetin, janë kapur mat teksa shajnë drejtorin e Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga.

SMS-të janë sjellë nga emisioni “Kjo javë” e gazetares Nisida Tufa në “News24”.

Nga biseda e zhvilluar, duket se shkak është bërë një material i shpërndarë nga ky i fundit për mediat nga një aktivitet.

Ditmir Bushati: Ou?

Ministri: Kronika që shpërndau Fugi për aktivitetin e ryco as një pamje nuk kishte nga ministri Alb

Ditmir Bushati: Jo jo

Ministri: T’i q.. robt

Ditmir Bushati: Se e pashë prapë tani

Ministri: As një foto

 

Lexo edhe

Ministri: As një foto