Palmiran shpëtohet për herë të dytë nga pushtimi i ISIS-it (Video)

11.12.2016 10:48:58

Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë qenë të detyruar të largohen nga qendra e qytetit sirian të Palmiras, disa orë pasi tentuan ta rimerrnin, raporton “BBC”.

Ishin sulmet ajrore ruse, ato që detyruan militantët të tërhiqeshin në periferi të qytetit, tha një grup lokal monitorimi. Ushtria siriane gjithashtu ka dërguar përforcime në zonë, pasi largoi trupat nga qyteti famëkeq i Alepos.

ISIS-i pushtoi Palmiran, qytetin e mbrojtur nga “UNESCO” në maj të  2015-ës por u detyrua të largohej në mars të këtij viti.

Grupi nisi ofensivën e tij në fillim të javës, para se të rihynte në Palmira të shtunën.Mes luftimeve të ashpra, një aktivist i ka thënë BBC-së se qyteti po binte  “pak nga pak ” në duart e ISIS-it.

Por tani aktivistët nga “Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut” thotë se bombardimet “intensive” nga aeroplanët rus, i detyruan xhihadistët të tërhiqeshin nga Palmira dhe të largoheshin për në periferi të qytetit. Luftimet vazhdojnë në ato zona.