VIDEO: VETËVENDOSJE BËN PUBLIKIME RRETH FAMILJES SË MINISTRIT RIKALO

16.09.2017 22:23:57

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, i cili më parë ishte kryetar i kuvendit të KAN-it, ka publikuar disa dokumente ku tregojnë se ministri Rikalo nuk ishte pjesë e kësaj organizate.

Më tej Sveçla, në një listë të publikuar me paramilitarë serbë, tregon se aty gjendet edhe emri i babait të ministrit Nenad Rikalos, Radosllavi. Ndërkaq, lidhur me ministrin Rikalo, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se me të janë takuar kur ishin bashkë në Bordin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, ku thotë se aty ishin edhe Ilir Deda, Muhamet Mustafa e Blerim Shala.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Lista Serbe, e cila i ka hedhur poshtë akuzat në drejtim të Rikalos, duke thënë se sulmet e tilla janë të pabazuara dhe se ato po bëhen për qëllime politike.