Videopolitika dhe fotopolitika si mënyrë për të mashtruar opinionin

31.07.2016 19:14:31

Nga Rexhep Kastrati

une

1

Ndikimin e televizioneve në politikë, Xhovani Sartori e ka quajtur videopolitikë. Sipas tij, videopolitika është politikë e ndërtuar mbi pamjet e ndryshme vizive, të cilat mund të jenë edhe konstrukte dhe montime të ndryshme. Kjo lloj politike, e cila më shumë ka të bëjë me krijimin e opunionit publik, së këndejmi bazohet në qasjet dhe qëllimet e pronarëve të.mediave vizive dhe të lidhjeve që ata kanë me faktorë dhe aktorë të ndryshëm qoftë të biznesit, qoftë të politikës, qoftë të agjenturave të ndryshme, qoftë të shoqërive të ndryshme sekrete, qoftë të strukturave mafiozo-politike etj. Në këtë mënyrë raste të rënda të mjerimit social, veprimet e kryera nga turmat e ndryshme mbi bazën e mjerimit social, ka pasur raste që janë paraqitur me konotacione fyese, poshtëruese dhe kriminale. Ndërkaq, format urbane të destruksionit, siç janë edhe angazhimet anaekiste, janë paraqitur me konotacione afirmative, avangarde etj. Dhe mbi këtë bazë janë krijuar opinione publike politike të kundërta me ato që paraqesin situatat dhe veprimet e ndryshme.

2

Përveç videopolitikës, te ne është shfaqur kaherë edhe fotopolitika. Fotopolitika është përdorimi i fotografive të ndryshme për qëllime të caktuara politike, siç është afirmimi perdonal, degradimi dhe komprometimi i të tjerëve dhe ndryshimi i të vërtetave të caktuara. Del burri i botës publikon fotografi me presidentin Rugova dhe me këtë synon të thotë: unë jam rugovist se kam foto me presidentin Rugova. Dhe në atë foto ose është një pamje e rastësishme, pra ajo foto është bërë rastësisht gjatë ndonjë momenti apo ngjarje të caktuar, ose është bërë gjatë shoqërimit si truprojë apo edhe në ndonjë formë apo situatë të ngjashme. Dhe të njëjtit kërkojnë monopol apo pozitë të privilegjuar. Kjo është njëra pjesë e marres dhe e faqes së zezë. Marrja tjetër është kur bëhen fotomontime të ndryshme, po për të njëjtat qëllime. Ndërkaq mijëra veprimtarë lokalë dhe qindramijëra votues që kanë pasur veprimtari të vazhdueshme politiko-organizative dhe që ia kanë besuar vullnetin e tyre politik presidentit Rugova, dhe që nuk kanë mundur të kenë foto me të, jo që nuk paskan merita dhr kontribute, por edhe janë cenuar dhe cenohen në dinjitetin dhe në krenarinë e tyre njerëzore dhe kombëtare. Është për të theksuar se krahas publikimit të fotove të ndryshme dhe montimeve të ndryshme, fotopolitika zakonisht shoqëron edhe me fushata të ndryshme promocionale dhe primitive tekstore. Krahas publikimit të fotove të ndryshne, publikohen edhe tekste afirmative sa të krijohet përshtypja se jo që janë të mëdhenj, por ndoshta edhe më të mëdhenj se vetë presidenti Rugova. Në anēn tjetër, ndaj të tjerëve zhvillojnë fushata primitive, me montime, shpifje, sharje e fyerje sa që jo që bien ndesh me rugovizmin dhe me profilin intelektual dhe politik të presidentit Rugova, por ua kalojnë edhe fushatave primitive që bëheshin kundër presidentit Rugova.