Vidhen 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse në autostradën “Ibrahim Rugova”

16.07.2019 10:43:43

Persona të panjohur kanë vjedhur përforcues të shtyllave mbrojtëse, në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:55.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka informuar se persona të panjohur kanë vjedhur rreth njëqind (100) përforcues të shtyllave mbrojtëse”, thuhet në raportin e policisë.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.