Vigjilje për Kombin -KU JANE SHQIPTARET ?! Nga Luan Kalana

14.05.2021 00:00:42

vigjilje per Kombin -KU JANE SHQIPTARET ?!

…kur na kanë rrëmbyer trojet

dhe po adaptojnë historinë ,

gjuhën dhe heronjtë ,

identitetin tonë kombëtar.

-Do e marr Diellin,

pa lindur në mëngjes,

ta fsheh,ta fus pas malirt,

mos bëjë dritë, ta mbuloj me re,

të jete dita e nata errësirë,

edhe Hënën natën, ta fus nën re,

për armiqtë e tradhëtarët e pa besë,

që lehin hapur e komplote,

natë e ditë,

përfshirë dhe shqiptarët e shitur

zagarë që dua të na përcajnë

me parti e me fe,

të na shndrojnë në memce,

të na verbojnë, gjakun shqiptar

ta helmonjnë në ADN,

përpiqen të zhdukin nga harta Atdheun ,

qeveritaret mos i mbajne iso, mos flene,

të mos ketë Shqipëri e shqiptare mbi dhe.

-Do e lëshoj Diellin, të ndricojë anë e kënd ,

të zgjohen nga gjumi, herët*

zogjtë e shqipes , të oshëtije

fort fushë e mal, zëri i bashkimit ,

të djegë e të përveloje,

cdo skutë ku janë ,

farën,helmin e shfarosjes,

me soj e sorollop,

T’i bëjë dritë rrugës të lirise

e të përparimit, të lulezojë kombi,

pellazgo-ilir si më parë,

ku flitet shqip, kur s’kishte grekë e romanë,

ti themi Europës dhe Botës,

Ne kemi qënë, Jemi do te jemi,

me Gjuhë e me besë të Parë.