Vijon numërimi në Maqedoni, BDI kryeson në kutitë e para në njësinë nr.2

11.12.2016 20:34:06

Po vijon numërimi i fletëve të votimit në të gjitha njësitë zgjedhore në Maqedoni.

Deri më tani janë numëruar 0.20 për qind e fletëve të votimit në Njësinë Zgjedhore nr.2 dhe rezultati është ky:

838 vota ose 39.07 për qind kanë shkuar për BDI-në, 529 vota ose 24.66 për qind për PDSH-në, 431 vota për Lëvizjen BESA dhe 260 vota për LSDM. Aleanca për Shqiptarët ka marrë 99 vota.