Viktima që u vra sonte në Drenas ishte veteran i UÇK-së

23.08.2020 00:30:44

Viktima nga vrasja në fshatin Nekovc të Drenasit ishte veteran i UÇK-së.

Kështu ka njoftuar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli që është bashkëvendës i Qamil Demirit i cili humbi jetën sot në mbrëmje në Nekovc, transmeton lajmi.net.

Dugolli ka thënë se vrasja ishte keyrer pas një zënke krejtësisht banale, duke mos treguar detaje të tjera.

Njoftimi i tij i plotë:

Një lajm i rëndë sonte më tronditi.

Krisma armësh prishen qetësinë e fshatit tim. Bashkëvendasi im Qamil Demiri, veteran i UÇK-së, njeri i urtë dhe punëtor paska pësuar me jetë pas një zënke krejtësisht banale. Personat e dyshuar të vrasjes janë të njohur për probleme, jo vetëm nga popullata e kësaj ane, por edhe nga Policia, mirëpo kurrë nuk mund të besoja që mund të shkrepej armë mbi një njeri të tillë siç ishte Qamili.

Bashkëndjejë dhimbje të madhe për një humbje të tillë dhe ju shprehë ngushëllime familjes Demiri për këtë vdekje tragjike!

STOP dhunës dhe gangsterizmit!