Grabitje e armatosur në një market Prishtinë

06.03.2019 12:01:01
Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në mbrëmje në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se është grabitur një market i rrjetit maxi.

“ Në rr “Henry Dynan” në Prishtinë, viktimat mashkull K-Shqiptar dhe femër K-Shqiptare punëtore në Maxi- Market kanë raportuar se një i dyshuar i panjohur i maskuar ka hyrë në lokal me armë të shkurtë (revole) dhe nën kërcënim të armës ka grabitur (gjashtëqind e njëzet) 620 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin ditorë të policisë.

Rasti është duke u hetuar për ‘grabitje e armatosur’.