Viktimat e Covid-19 në Kosovë kishin edhe sëmundje tjera

06.04.2020 20:09:16

Arkivolet e zbrazura po futen në Kliniken Infektive. Në këtë repart, mëngjesin e së hënës, virusi korona ia mori jetën dy personave.

Një burrë 59 vjeçar nga Prishtina, e një grua 70 vjeç nga fshati Korishë i Prizrenit quan në 3 numrin e të vdekurve nga Covid-19.

Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, tha se të dy personat kanë pasur edhe sëmundje tjera.

Ndërkohë në oborrin e klinikës infektive në QKUK, u panë familjarët e viktimës nga Korisha e Prizrenit.