Villarreal në xhiron 31 të La Ligës spanjolle në futboll shënoi fitore si vendës kundër Athletic Bilbao me rezultat 3:1.
Vendësit erdhën në epërsi qysh në minutën 17 përmes Ruiz. Tre minuta më vonë Athletic barazoi përmes Laporte, i cili shënoi pas ekzekutimit të kornerit.
Costa në minutën 32 pati rast të mirë për shënim, por ishte portieri mysafir që nuk lejoi befasi. I njëjti lojtar në minutën 40 goditi mbi portë. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Aduriz qëlloi shtyllën e Villarreal.
Në pjesën e dytë skuadra vendëse filloi të sulmojë furishëm dhe kjo iu shpagua në minutën 47 kur Bakambu tundi rrjetën e portës kundërshtare.
Në minutën 58 vendësit ngritën epërsinë në 3:1, pasi Adrian shënoi gol. Më herët gjatë këtij aksioni Ruiz goditi me kokë pas gjuajtjes së lirë, ndërsa topi erdhi deri te Adrian që shënoi pa problem.