Visar Ymeri thotë se deklaratat e Kurtit për luftën me Malin e Zi, u keqkuptuan

14.10.2016 20:55:48

Kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka folur edhe për deklaratat e deputetit të këtij subjekti, Albin Kurti për mundësinë e një luftë ne Kosovë.

Ai ka sqaruar se deklaratat për luftën të Albin Kurtit janë keqkuptuar në mënyrë të qëllimshme.

Siç ka shpjeguar Ymeri, Albin Kurti ka nënkuptuar atë se shmangia e informimit në një marrëveshje të tillë e që cenon sovranitetin e Kosovës mund të prodhojë luftë dhe se zgjidhja e drejtë e kufirit është shmangie nga lufta.

“Zhvillimet në rajon tregojnë se gjasat më të mëdha është shkuarja në luftëra më të mëdha se sa drejt paqes”, ka thënë ndër tjerash Ymeri.