Vish çfarë të duash në plazh”, britanikët kundër francezëve

25.08.2016 13:00:02

“Vish çfarë të duash në plazh”, kjo është motoja e protestës së britanikëve përballë ambasadës franceze në Londër.

Protesta zhvillohet teksa në Francë, policia u ka vënë gjobë grave myslimane që shkojnë në plazh me veshje të padukshme. Protesta pritet të zhvillohet të enjten pasdite.  Një nga organizatorët, Fariah, e cila nuk preferoi t’i bëhej publik mbiemri, tha se 3 000 mijë persona janë ftuar në protestë nëpërmjet Facebook.

Ata protestojnë në shenjë solidarizimi me gratë myslimane të Francës, pas vendimit për ndalimin e burkinit në publik.

“Ky ndalim përjetëson një stereotip ndaj grave myslimane”, tha Fariah. Fariah dhe organizatorët e tjerë janë kritikuar për shpalljen e protestës vetëm për gratë, duke krijuar një hapësirë identifikimi vetëm femrat. Disa thanë se protesta duhet të jetë më e hapur pasi prek të dy gjinitë dhe është çështje racizmi.“Ne duam të krijojmë një hapësirë të sigurt për gratë për të treguar solidaritet me ato që janë prekur”, tha Fariah. “

Ka veprime të tjera solidariteti që janë për burrat dhe gratë … por kjo është vetëm për gratë.”