Vizitë e veçantë në “dhomën e kristaleve” të presidentit Ibrahim Rugova

18.08.2016 13:11:33

Nga Haki Latifi,

Kryetar i degës së LDK-së në Zvicër

Gjatë qëndrimit në pushime në vendlindje me një delegacion të Degës së LDK-së në Zvicër patëm rastin të vizitojmë Familjën e Presidentit Rugova dhe ambientët Rezidencës së ish Presidentit Rugova. Aty ku ende ruhet “dhoma e kristaleve” siç e quante ai, në hapësirën ngjitur me dhomën e pritjes së delegacioneve, gjenden gurët e njohur të Rugovës. Siq dihet Ai të gjithë miqtë i priste dhe u dhuronte gurë nga mineralet e Kosovës, me zemërgjerësi proverbiale. Në këtë dhomë ndodhen pasuritë e nxjerra nga nëntoka e rajoneve të ndryshme të Kosovës e që iu dhuruan burrështetasve nga e mbarë bota nga presidenti i parë historik i Kosovës. Zakonisht kauzat e mëdha, si ajo e lirisë dhe pavarësisë, kërkojnë prijës, jo personazhe protokolli. Krahas gurëve të çmuar ruhen edhe fotografitë e bashkëpunëtorëve të Presidentit, si kujtim i pa shlyer në jetën e Tij dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pra ishte Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, i cili ishte modeli i rrallë shqiptar i studiuesit të formuar në shkollën e Parisit, si ndjekës i Zhenetit dhe Bartit, i kontekstualizuar me bashkëkohësinë europiane si një zë modern i saj! Por, para se të mbërrinte këtu, ai ishte një vazhdues i Rilindjes Kombëtare, si qëndresë kulturore dhe politike.

Zoti e bekoftë Presidentin Rugova dhe familjën Rugova!

14009924_10206622051580930_1102355219_n 14018155_10206622051620931_1998500438_n