Vjedhja e bankës në Tiranë: Banka nuk kishte fare kasafortë ku ruheshin paratë!?

11.08.2016 13:30:35

Banka e cila u vodh në natën mes të dielës dhe të hënës nuk ka pasur kasafortë ku ruheshin paratë. Portali Skandal.al shkruan se ka mësuar se banka ka patur një dhomë ku “siguroheshin” paratë.

Siç shkruan më tej ky portal, e ndërtuar në bodrumin dhe katin e parë të një pallati të vjetër, gjithnjë të banuar në ish-Bllok, banka mbante paratë në një dhomë me katër mure të zakonshme, në të cilën, hyhej nga ambientet e brendshme të bankës përmes një dere të blinduar, e vetmja gjë e blinduar në këtë dhomë.

Siç shkruan më tej ky portal, muret kanë qenë pajisur me sensorë sizmikë dhe antithyerje.