Meizu prezanton modelin M3E

11.08.2016 13:47:23

Meizu ka lansuar telefonin e ri Meizu M3E, pajisje e cila vjen me ekran 5.5 inç në Full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

Meizu M3E përmban procesorin MediaTek Helio P10, RAM memorien prej 3GB dhe hapësirën e brendshme prej 32 GB.

Pajisja poashtu posedon edhe kartelën microSD e cila mundëson rritjen e kapacitetit të hapësirës deri në 128 GB.

M3E është i pajisur edhe me dy kamera, frontalen prej 5MP dhe kamerën kryesore prej 13MP.

Ky model i ri i telefonit do të funksionojë përmes ndërfaqes së kompanisë FlyMe, që është e ndërtuar sipër sistemit operativ Android.