Vjehrri rrah nusen në Viti

03.10.2020 11:55:59

Një person është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nusen e djalit të tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:00, në Viti.

Siç thuhet në raport, I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht rene tij (nusen e djalit) viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.