Shqipëri/ PD: Nuk ka Parlament nëse Xhafaj nuk jep dorëheqjen

15.05.2018 10:30:37

Partia Demokratike ke ka shprehur sërish shqetësimin e saj në lidhje me akuzat dhe audio-përgjimin ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmit Xhafaj.

Në komisionin e Medias, drejtuesja e këtij komisioni ka refuzuar të diskutohet për trashëgiminë kulturore duke e zhvendosur bisedën për një çështje të ndjeshme për publikun, siç e theksoi ajo.

Në komision ka pasur një prani të shtuar të deputetëteve demokratë, ku keu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, tha se ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen.

“Fatmir Xhafaj duhet të japë dorëheqjen. Nuk do ketë seancë plenare, komisione parlamentare dhe rend dite, deri sa Xhafaj të japë dorëheqjen. Ne jemi të vendosur, se jemi në anën e qytetarëve. Nuk do ketë seancë normale, – u shpreh Spaho. – Vëllai i ministrit ndërroi emrin. Nuk mund të shkojmë në BE me trafikantë. Të shkojë të arrestojë kuksianët dhe të lërë Agron Xhafajn të lirë e të merret me trafikun e drogës e të transportojë drogën në Europë me gomone nuk është normale. Ne jemi këtu për të luftuar bandat e drogës që kanë kapur qeverinë e Ramën”.

Më pas, deputetët e mazhorancës, të mbledhur për ligjin e trashëgimisë kulturore, kanë braktisur mbledhjen.