Vjosa Osmani nuk i bindet Isa Mustafës për votimin e demarkacionit

12.04.2017 18:40:26

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, deputetja Vjosa Osmani ka thënë se disa anëtarëve të kësaj partie nuk ia kanë dhënë të drejtën e fjalës.

Ndërsa sa i përket çështjes së demarkacionit ajo ka thënë se deputetët nuk janë të obliguar të respektojnë qëndrimet e këshillit drejtues, transmeton lajmi.net.

“Deputetët nuk kanë pse ti nënshtrohen vendimeve të asnjë organi të partisë…. ata kanë dhënë betimin për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit dhe të vendit, prandaj duhet të votojnë sipas bindjes së tyre”, ka përfunduar Osmani.